Kasami: Me metoda të këtilla mund të kenë edhe 120 deputetë, me rëndësi që Rexhepi të jetë gjallë dhe mirë me shëndetin

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami përmes një konference për shtyp para Kuvendit është prononcuar edhe një herë në lidhje me gjendjen aktuale në Kuvend, shkruan TV21. Kasami thotë se pushteti ka përdorur metoda kriminale për të penduar votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Tani më kjo Qeveri është e deligjitimuar, me metoda të tilla kriminale mund të ketë edhe 120 deputetë në Kuvend, kjo është irelevante. Tani më bëhet fjalë për metoda kriminale-terroriste për marrjen e votave, respektivisht pengimin e deputetëve që vullnetarisht të shprehin atë në Kuvend”, tha Kasami.

Kasami thotë se situata është serioze dhe se me rëndësi për të është që deputeti Kastriot Rexhepi të jetë gjallë dhe shëndosh.

“Tani edhe nëse vjen qëndrimin e tij personal, kjo më nuk është valide, për mua është me rëndësi ai të jetë gjallë dhe shëndosh dhe familja e tij, pastaj organet e rendit duhet të tregojnë se ku ka qenë”. tha Kasami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu