Kasami: Në Gostivar u vendos që shqiptarët të kenë kandidat të vërtetë për president

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami deklaroi se, në Gostivar u vendos që shqiptarët të kenë kandidat të vërtetë për president.

“Nga Gostivari, ku është derdhur gjak për flamur e shqiptari, dr. Arben Taravari do të shpërndajë frymë kombëtare, demokratike dhe pro europiane.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për pozita teknike, por për udhëheqës të vërtetë dhe me vlera intelektuale.

Tash është koha, sepse i’a VLEN!”, u shpreh Kasami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu