Kasami: Nuk u refuzuam ftesën e kryeministrit Rama, por uljen në një tavolinë me Ali Ahmetin

Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami në një prononcim për “Top Channel”, ka treguar detajet për takimin e liderëve dhe mos pjesmarrjes së Lëvizjes Besa në këtë takim.

Kreu i Besës kategorikisht hodhi posht zërat se është refuzuar ftesa e z. Rama, por është refuzuar ulja në një tavolinë me Ali Ahmetin. Gjithashtu ai ka deklaruar se dikush nga Maqedonia e Veriut po e keqinformon kryeministrin Edi Rama për realitetin politik në Maqedoni.

Ne si Lëvizje Besa në asnjë moment nuk kemi refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama, por refuzuam të ulemi në një tavolinë me Ali Ahmetin, sepse turbulencat politike brenda këtij subjekti janë serioze andja ne nuk duam të bëhemi shpëtimtar të tyre”, deklaroi Kasami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu