Kasami prezanton aderimin e radhës në BESA

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilal Kasami ka prezantuar një prurje të re në kuadër të kësaj partie. Bëhet fjalë për Asdren Çelikun, gazetar, gjuhëtar, shkrimtar nga Shkupi.

“Në momentet më kyçe, kur populli ka nevojë për NDRYSHIM, kur e ardhmja duhet të ndërtohet nga njerëz me vlera dhe përvojë, Asdren Çeliku nga Shkupi i bashkohet KALASË së SHPRESËS dhe DINJITETIT.

Si gazetar, gjuhëtar, shkrimtar dhe autor i shumë projekteve mediatike, kryesisht për të rinjë, Asdreni do të jap kontributin e tij për zhvillim të shpejt të shoqërisë, me plot vlera dhe dinjitet. Ardhmëria është e sigurt kur është në duart e njerëzve të sigurt. KALAJA e SHPRESËS dhe DINJITETIT po rritet në vazhdimsi!”, ka shkruar Kasami. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu