Kasami: Rikonstruimi stadiumit do të fillojë në muajin mars

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot konfirmoi se kompania që ka fituar tenderin për rikonstruimin e stadiumit të qytetit të Tetovës është pjesë e rrjetit të kompanive të familjarëve të Lazim Destanit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është çështje formale. Kompania që e ka fituar tenderin është në rrjetin e kompanive të themeluara nga familja e Lazim Destanit”, tha Kasami duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

I pyetur se kur do të nënshkruhet, Kasami tha se jemi në përfundim të disa detaje, besoj nga mesi i muajt mars të fillojnë edhe punimet.

Kujtojmë se kompania që ka fituar tenderin për rikonstriumin e stadiumit të qytetit të Tetovës e ka fituar e “E-Property DOOEL Tetovë”.

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu