Kasami ultimatum Kishës Ortodokse dhe institucioneve tjera fetare: Largojeni vetë kryqin në Kodër të Diellit

Në Kodrën e Diellit, konkretisht në oborrin e manastirit “Shën Naumi i Ohrit” është vendosur një kryq pa leje të Komunës së Tetovës dhe Parkut Kombëtar “Mali Sharr”. Komuna e Tetovës thotë se kanë lëshuar inspektoratet komunal në terren dhe pastaj do të merren masa ligjore për rastin, shkruan InfoShqip.

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami sot ka reaguar me një paraqitje para mediave duke thënë se dikush synon të krijoje tensione mes njerzve.

Kasami i bëri thirje Inspektoratit për Ndërtim dhe Urbanizëm si organ kompetent i drejtpërdrejtë për këtë çështje, të veprojë sa më shpejt në përputhje me detyrat e veta. Ai tha se ky institucion është nen udheheqjen e BDI-së dhe nëse nuk veprojnë do i konsiderojmë partner me partitë maqedonase.

Në fund Kasami i bëri thirrje edhe Kishës Ortodokse si dhe Kryepeshkopatës së Ohrit që mos lejojnë të bien viktima të politikave nacionaliste. Ndërsa BDI-së dhe partive maqedonase u bëri thirrje të ndalojnë keqpërdorimin e simboleve fetare për përfitim të pikëve politike./InfoShqip.com

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu