Kastriot Rexhepi paraqitet para mediave, kjo është ora dhe vendi

Deputeti Kastriot Rexhepi, do të paraqitet sot para mediave, per të folur në lidhje me ‘zhdukjen’ e tij, ditën kur në vend pritej të votohej mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Zaev.

Në një prononcim për Alsat, Rexhepi, e ka konfirmuar paraqitjen e tij në orën 11:30 në Kuvend.

Ai pritet të tregojë qëndrimin e tij të tanishëm në lidhje me gjendjen aktuale politike në vend, derisa, tashmë vec është përjashtuar nga Lëvizja Besa, parti kjo në të cilën ishte si deputet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu