Kate shpërthen në lot, kjo është arsyeja e vërtetë pse Meghan dhe Kate nuk shkojnë mirë me njëra tjetrën

Ka disa ditë tashmë që lajmet rreth një marrëdhënie jo të mirë midis Kate dhe Meghan, kanë mbushur portalet e huaja dhe shqiptare. Mesa duket pikërisht për këtë shkak çifti i r ii Meghan dhe Harry do të largohen nga pallati mbretëror. Lajmet nuk kanë qenë plotësisht të pasakta pasi sipas një burimi të DailyMail midis Kate dhe Meghan është zhvilluar një bisedë shumë e nxehtë.

Dukesha e Cambridge ka qënë tejet e mërzitur për faktin se Meghan ofendoi një pjesëtar të stafit të saj, disa ditë përpara dasmës mbretërore në Windsor. Mësohet se ajo e ka cilësuar sjelljen e Dukeshës së Sussex si të papranueshme dhe se nuk mund t’i flasë në atë mënyrë askujt. Stafi është i Kate ndaj dhe vetëm ajo i jep urdhrat! Nga kjo zënie Kate ka shpërthyer në lot pak përpara se të zhvillohej prova e fustanit për dasmën e Meghan dhe Harryt. “Dailymail” raporton se i gjithë pallati mbretëror duket se kundërshtojnë personalitetin autoritar dhe të vrazhdë të Dukeshës së Sussex, Meghan Markle.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu