Katër bashkëpunëtorët serbë edhe për një vit do ta këshillojnë Zoran Zaevin

Kryeministri Zoran Zaev ua ka vazhduar kontratat katër bashkëpunëtorëve nga Serbia në periudhën edhe për një vit, njofton BIRN, duke u thirrur në burime të pres shërbimit qeveritar.

Ish menaxheri i estradës Zoran Bashanoviq dhe ish drejtori i kompanisë shtetërore për prodhim dhe distribuim të rrymës në Serbi, Aleksandar Obradoviq janë bashkëpunëtorë të jashtëm për çështje ekonomike, njeriu i cili e udhëhiqte Agjencinë për privatizim, Lubomir Shubara i ndihmon kryeministrit rreth financave dhe investimeve, derisa ekspert i IT-së është i angazhuar Vlladimir Cvetkoviq.

Kompensimi mujor për Bashanoviqin është 1.500 euro, derisa Obradoviq, Cvetkoviq dhe Shubara marrin nga 1.200 euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu