Katër formacionet e Real Madridit pa Ronaldon, por me zëvendësuesit e mundshëm të tij (FOTO)

Portali i njohur Goal.com ka përpiluar katër formacionet të mundshme të Real Madridit për sezonin e ri pas largimit të yllit portugez, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo është larguar nga Real Madridi pas nëntë vitesh të kaluara te Mbretërit, ku ka shkruar histori duke fituar 16 trofe dhe duke shënuar 450 gola në 438 paraqitje.

Ylli portugez është larguar në drejtim të Juventusit për një shifër totale rreth 112 milionë euro, duke lënë zbrazëti në sulmin e Los Blancos.

Trajneri i ri i skuadrës, Julen Lopetegui ka një punë të madhe për të zëvendësuar portugezin, por tashmë janë duke u përmendur disa emra të mundshëm si zëvendësues të tij.

Braziliani Neymar, francezi Kylian Mbappe dhe ylli belg Eden Hazard janë përmendur si zëvendësuesit e mundshëm të Ronaldos në Bernabeu.

Portali i njohur Goal.com ka përpiluar katër formacionet të mundshme të Realit për sezonin e ri pas largimit të Ronaldos, ku në secilin nga formacionet është njëri zëvendësues i tij, në përjashtim të njërit ku gjendet Marco Asensio.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu