Katër humbjet turpëruese të McGregorit, nga humbja ndaj një të panjohuri deri te humbja brenda 30 sekondave (VIDEO)

Conor McGregor pësoi edhe një humbje të rëndë, të katërtën në karrierën e tij në MMA, pasi Khabib Nurmagomedov ia zaptoi fytin duke e detyruar të dorëzohet.

Humbja e parë në MMA

Pak ditë para luftës me Khabib Nurmagomedov, një video – ku shihej Conor McGregori duke u rrahur keq nga një garues i panjohur, Artemij Sitenkov – u publikua. Videoja daton në kohën e “Cage of Truth” në vitin 2008, transmeton Gazeta Express.

Dita kur Conor McGregor u rrah brenda 30 sekondave

“Famëkeqi” pësoi njërën prej humbjeve më të rënda kundër bashkëkombësit të vet, Joseph Duffy, në vitin 2010, në luftën “CËFC 39”, me dorëzim pas vetëm 30 sekondave.

Humbja e parë në UFC…pas 15 fitoreve

Artisti i arteve marciale pati një ecuri shumë të mirë që e bëri atë mbret deri para se Nate Diaz të dilte në skenë për ta mposhtur. Amerikani e mundi në rundin e dytë të luftës “UFC 196” në Las Vegas.

Pesë muaj më vonë, irlandezi e mundi Nate Diazin në një hakmarrje të paharrueshme. Në luftën “UFC 202”, Conor McGregor doli fitues me pikë (48-47, 47-47 dhe 48-47).

Luani vrastar i Khabibit

Rusi bëri një lëvizje spektakolare në rundin e katërt duke e zaptuar në fyt McGregorin për ta mbrojtur titullin në kategorinë e lehtë dhe për ta ruajtur rekordin i pamposhtur.
Debutimi në boks dhe humbja nga Mayweather

Boksieri amerikan Floyd Mayweather e fitoi meçin në rundin e dhjetë me nokaut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here