Sot në mesditë janë gjetur katër të mitur në një shtëpi në Shkup pa ndjenja. Siç bëjnë të ditur nga MPB, ata fillimisht janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë dhe dhe në koordinim me prokurorin publik, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit
“Sot nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Shkup është paraqitur kallëzim për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe është konstatuar se në shtëpinë e D.G. (40), janë gjetur katër të mitur, dy prej të cilëve ishin pa ndjenja, të cilët kishin konsumuar alkool dhe substanca psikotrope. Personat janë transferuar në Klinikën e Toksikologjisë dhe në koordinim me prokurorin publik, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.