Katër të liruarit nga akuza në rastin e Kumanovës do të mund të ankohen dhe të kërkojnë dëmshpërblim vetëm atëherë ku do të përfundojnë të gjitha procedurat gjyqësore. Vendimi për lirimin e tyre është i plotfuqishëm vetëm nëse Prokuroria nuk ka ankesë të shkallës së dytë në Gjykatën e Apelit. Avokati i njërit prej të akuzuarve Asmir Alispahiç paralajmëron kërkesë për dëmshpërblim të klientit të tij i cili qëndroi në paraburgim për rreth dy vjet e gjysmë.
Jo vetëm këta të katërt që janë lirar me një vendim të plotfuqishëm por çdo person që ka qenë në paraburgim në mënyrë të padrejtë, ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim material. Kjo e drejtë do të hyjë në fuqi pasi që vendimi të bëhet i plotfuqishëm, vendimi në shkallën e dytë në Gjykatën e Apelit dhe pasi të përfundojë ajo fazë atëherë të dëmtuarit në një afat kohor prej 3 vitesh kanë të drejtë ankese për dëmshpërblim për mbajtjen në paraburgim- deklaroi avokati Asmir Alispahiç.
I sapo liruari nga burgu Besnik Ajdini tha se ai do të kërkojë dëmshpërblim, për paraburgimin aq të gjatë.
Paraja asgjë nuk është afër familjes . Dy vjet e gjysmë jam këtu dhe e ndjej vetën shumë keq, larg familjes larg fëmijëve- deklaroi Besnik Ajdni, i liruar nga paraburgimi.
Edhe të liruarit tjerë kanë paralajmëruar se do të kërkojnë dëmshpërblim. Akuzat ndaj këtyre katër personave për terrorizëm dhe organizatë terroriste janë hedhur poshtë nga gjykata për mungesë provash./alsat-m










