Katër vite nuk ndërtoi asnjë garazh, tani Visar Ganiu i premton 12

Edhe një muaj i ka mbetur kryetarit të Çairit Visar Ganiu në krye të komunës, ndërsa nga premtimi i tij për ndërtimin e garazheve në kate nuk ka asnjë gjurmë. Në kontratën e tij, ai, katër vite më parë, pohonte se do të ndërtojë katër garazhe në kate, ndërtimi i së cilëve parashikohej të kushtojë 1,156,293,957,00 denarë.

Por, ndërtimi nuk ka filluar, as tek parkingu te “Çairçanja” as tek “Teatri Shqiptar, as tek “Saat Kulla” e as parking nën tokësor tek sheshi Skënderbeu.

Ndonëse i ballafaquar me një dështim total në premtimin e tij karshi banorëve të Çairit, Visar Ganiu, sot ka publikuar një fotografi me deputetin e Kosovës, Bexhet Pacolli. Në përshkrimin e takimit, thuhet se është ra dakord që në Çair të ndërtohen 12 garazhe me kate.

Nga takimi nuk është publikuar momenti i nënshkrimit të marrëveshjes të cilët autoritetet e komunës thonë se e kanë bërë, por vetëm momenti i ndarjes së një dhurate për Bexhet Pacollin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu