Katica Janeva niset drejt burgut të Shutkës (VIDEO)

Pasi gjykatësi i procedurës paraprake caktoi 30 ditë paraburgim, Katica Janeva është nisur për në burgun e Shutkës. Janeva u arrestua sot pasdite si e dyshuar e tretë në rastin “Reket”. Ajo ka të drejtë të ankimoj deri tek Këshilli Penal vendimin për paraburgimin e saj.

Paraburgimi i Janevës vjen pas kërkesë së Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prokurori Jovevski tha se Janeva dyshohet të ketë shpërdorur detyrën zyrtare në skandalin e zhvatjes për të ndikuar në rastin “Perandoria”.

Për rastin “Reket”, përveç Janevës në paraburgim janë edhe dy të dyshuarit e tjerë, Bojan Jovanovski- Boki13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec.

VIDEO:


1 Koment

  1. Nuk e kuptoj a jan normal kto gazetaret qka Ju duket interesant nqofse e ben nje inqizim veturen e policis Ku nuk shifet katica janeva
    Ma budall se maqedont edhe shiptart skam pa
    Naci e flliqt

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu