KDP: Taravari ua lagu barutin ‘grupit të zjarrit’ dhe BDI-së

Ali Ahmeti, të dielën la të kuptohet se mund të pritet një ndarje përfundimtare me bashkpunëtorët dhe bashëpartiakët e tij të deridjeshëm, ndërkohë që Arben Taravari, sot bëri të ditur përkushtimin për riorganizimin e partisë së tij që javën e dytë të dhjetorit e pret kongresi ku pritet që edhe zyrtarisht të zë postin e Ziadin Selës, pas dorëheqjes së tij të parevokueshme. Ndërkohë, zhvillimet e sipërpërmendura doemos se do të përvijohen më zëshëm!

Deklarata e së hënës e Arben Taravarit, në cilësinë e ushtruesit të detyrës të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët se mbetet i hapur për mundësinë e përfshirjes së kësaj partie në koalicionin qeverisës, të thuash e bëri barut të lagur “bombën” e para 24 orëve të të ashtuquajturit “grup i zjarrit”, duke spostuar për momentin në plan të dytë zënkën më të re në gjirin e integristëve të Ali Ahmetit.

“Deri tani nuk e kemi diskutuar, tani jemi fokusuar te riorganizimi i partisë. Ne jemi kryesisht në terren dhe flasim, dëgjojmë aktivistët dhe simpatizantët. Ne nuk kemi diskutuar kushtet e hyrjes apo daljes. Ne nuk kemi qenë në Qeveri, kështu që as nuk e kemi menduar, por do të shohim, do të hetojmë nëse do të ketë një ofertë të tillë. Nuk kemi marrë ofertë deri më përgjigjen e Taravarit për pyetjen se a mund të hyjë ASH-ja në pushtetin ekzekutiv dhe me çfarë kushtesh.

Deklarata vjen disi papritur po të kihen parasysh qëndrimet e deritashme të tij kundër kreut të BDI-së, Ali Ahmeti për gjendjen e tij shëndetësore (gjatë fushatës së fundit parazgjedhore), si dhe kjo e sotmja se integristët janë drejt shkatërrimit. Mirëpo, përtej kësaj, duket se e njëjta, pavarësisht mungesës së konfirmimit nga të dyja palët, provon se Ahmetin (lexo: BDI-në) nuk është se e ka gjetur këmbëkryq “fletërrufeja” e “katërshes së pakënaqur”. E njëjta, po të ndërlidhet me “ftohjen e raporteve ASH-VMRO-DPMNE” e konfirmuar kjo edhe nga liderët e këtyre forcave Taravari-Mickoski, i bën më të kapshme përçapjet e veprimeve përforcuese a konsoliduese që, ta zëmë, ikjet e një grupimi të kompensohen me “prurje të reja”. Në të dy grupimet – të opozitës dhe pozitës. Gjithë kjo në funksion të kauzës së krijimit, përkatësisht ruajtjes së mazhorancës që garanton qeverisjen, respektivisht zgjedhjet!

Rrjedhimisht, Ali Ahmeti, të dielën la të kuptohet se mund të pritet një ndarje përfundimtare me bashkpunëtorët dhe bashëpartiakët e tij të deridjeshëm, ndërkohë që Arben Taravari, sot bëri të ditur përkushtimin për rorganizimin e partisë së tij që javën e dytë të dhjetorit e pret kongresi në të cilin pritet që edhe zyrtarisht të zë postin e Ziadin Selës, pas dorëheqjes së tij të parevokueshme. Ndërkohë, zhvillimet e sipërpërmendura doemos se do të përvijohen më zëshëm!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu