Kelmendi: Ky është qëllimi i vizitës së Bernabiqit në veri, ja pse s`duhej t`i jepej leja

E ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë ka bërë të ditur që kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ta vizitojë Kosovën ditën e hënë.

Kjo vizitë bëhet me lejen e autoriteteve të Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka folur për vizitën e kryeministres serbe në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është përforcimin i grupeve kriminale që gjenden në atë pjesë.

“Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, me lejen e Ministrisë për Punë të Jashtme të Republikës së Kosovës, viziton veriun e Kosovës.

Vizita e tillë, si çdo vizitë tjetër e neoshovenistëve serb, ka karakter politik dhe bëhet kryesisht për mbajtjen e frymës kriminale serbe në veri të vendit. Pas reciprocitetit në fushën e qarkullimit të njerëzve midis Kosovës dhe Serbisë, pritet edhe çështja e targave të zgjidhet. Këto zgjidhje ndikojnë dhe kanë ndikuar shumë në mentalitetin e grupeve kriminale të organizuara në veri.

Grupet e tilla ilegale kriminale të organizuara kanë filluar të humbin besimin. Ana Bernabiç vjen për të treguar se Serbia nuk i lë ata në baltë dhe se këto grupe të vazhdojnë punën kriminale. Nuk ka qëllim tjetër”, thotë profesori.

Ai ngirti shqetësimin se mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka barazi sa i përket çështjeve të minoriteteve.

Tutje, shtoi se grupet kriminale në veri kanë mbështetje nga Lista Serbe dhe shtetit serb, andaj kryeministrja po i viziton ata.

“E keqja është këtu se nuk ka barazi midis Kosovës dhe Serbisë në çështjen e minoriteteve.

“Minoriteti shqiptar në Luginën e Preshevës nuk i ka as për së afërmi të drejtat e minoritetit serb me Kosovë. Këtu kërkohet reciprociteti në vizita, në të drejta dhe në çështje nacionale. Komunat shqiptare në Luginë janë të zhveshura nga kompetencat. Ndërsa, komunat serbe në veri dhe në Kosovë kanë të drejta të mëdha autonome. Ata veprojnë edhe me krime pa përgjegjësi.

Reciprociteti këtu është pikëmbështetja e zgjidhjes së çështjes nacionale. Pa këtë nuk ka mundësi ndërtimin i një gjendjeje që premton. Nuk është fjala e organizimit të krimit në Luginë, por e të drejtave nacionale. Gabimi është se pse nuk po luftohen grupet kriminale në veri të Kosovës. Ato nuk kanë mbështetje politike dhe juridike. Të drejtat e minoritetit serb janë shumë të gjera. Ato janë grupe kriminale. Udhëhiqen nga Lista serbe dhe shteti serb. Këto grupe duhet luftuar në bazë të ligjit. E Bernabiç mu këto grupe kriminale i viziton. Për atë nuk është dashur të lejohet vizita.

Vizitat e tilla vetëm krimin, korrupsionin dhe ideologjinë nacional-shoviniste e mobilizojnë.

Kurrë nga Beogradi nuk erdhën për qetësi pjesëtarët e shtetit serb. Serbia nuk donë paqe e zgjidhje të çështjeve. Vizita nga Serbia vetëm mobilizojnë krimin dhe korrupsionin, nacionalshovinizimin serbomadh. Këtë nuk duhet lejuar”, përmbyll ai.

Kujtojmë se nesër në Luginën e Preshevës do të qëndrojnë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e Ministrja e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Informatikës, Arbërie Nagavci./Bota Sot


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu