Sonte në Kumanovë në sallën e mbushur përplot me të rinjë aktivist të BESËS – Forumi Rinor Dega Kumanovë, u bë themelimi zyrtar i këtij forumi për Kumanovë.
Në mënyrë unanime nga kuvendarët e F. R. BESA – Kumanovë për kryetar Forumi i kësaj dege u zgjodh, Faruk Raimi, ndërsa gjithsej këtë degë e përbëjnë mbi 80 kuvendar të BESAtarëve – Kumanovë.
Në këtë ngjarje fjalën e mori edhe kryetari i Forumit Rinor të Lëvizjes BESA, Daim Luçi, i cili ndër të tjera tha: “Sonte Kumanova po duket shumë ndryshe nga ditët tjera. E gjithë ajo zymtësi që e ka kapluar Kumanovën gjatë kohë, sonte po i shihet drita e shpresës se megjithatë ky qytet e ka rininë e saj të mrekullueshme, e ka rininë e saj me vizion të qartë kombëtar, e ka rininë me BESË, e këto janë besatarët e rinj të Lëvizjes BESA nga Kumanova. Ju lumtë të gjithëve… Që nga dita e parë e lindjes, Lëvizja BESA është mbështetur fort në një binom elementesh që i kanë dhënë asaj idenë e misionit dhe forcën e veprimit. Këto dy elementët janë; të qenurit rinor dhe të qenurit intelektual. Kjo është e vërteta. Lajmi më i bukur, që kam privilegjin dhe nderin të jap si kryetari i Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në këto muaj, është lajmi i konfirmimit masiv në Lëvizjen BESA të anëtarësisë të saj, të qindra e qindra të rinjve e të rejave të anëtarësuar në Lëvizjen BESA,. Mendjehapur, krahëhapur dhe zemërplot po vjen rinia në Lëvizjen BESA. Mendjehapur dhe zemërplot po i presim. Në ballin e kësaj shtëpie të BESËS, në zemrat tona, në mirënjohjen tonë janë gdhendur këto fjalë; Mirësevjen rini e mrekullueshme shqiptare në shtëpinë e lirisë, NË SHTËPINË E BESËS SHQIPTARE”.
Më tutje fjalën e mori edhe kryetarja e Forumit të Gruas të Lëvizjes BESA, Ermira Asani Salija, e cila ndër të tjera deklaroi se duhet të jemi të qëndrueshëm në rrugën tone e cilia edhe pse nuk është e lehtë, megjithatë ësht rruga që fiton.
Për fund, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në fjalën përshëndetëse tha se ky takim i Forumit Rinor të Lëvizjes BESA – Dega Komunavë ngjan në një kongres partiak, dhe se gjithsecili e dëshiron ta ketë këtë rini me vizione të qarta. Kasami ka thënë se të keqen që na ka kapluar të gjithëve ne do ta largojmë përfundimisht në zgjedhjet e 11 Dhjetorit, dhe se aty ku është ardhmëria është edhe BESA, pasi pranë saj i ka këto të rinj me përplot energji pozitive për ndryshime të mëdha në dobi të shoqërisë tonë.