Kendall Jenner është shumë e hapur me publikun kur është fjala për betejat me aknet në fytyrë. “Ma kanë shkatërruar plotësisht lëkurën”, – tha ajo vitin e kaluar në një video në rrjetet sociale. Por ndërsa lëkura i është pastruar me rritjen në moshë, Kendall nuk kërkoi më për dermatolog në fund të viteve të adoleshencës, por gjeti një krem ideal të bërë vetë, të cilit i kthehet herë pas here.
Atëherë, çfarë bën supermodelja kur një puçërr ia cenon bukurinë në fytyrë? E trajton me një krem, i cili është shumë i thjeshtë për t’u përgatitur. Me siguri, i ke në kuzhinë këta përbërës, të cilët duhet vetëm t’i përziesh. Ja receta:
Një gjysmë lugë çaji sodë buke
Një gjysmë lugë çaji lëng limoni
Një lugë çaji mjaltë
Nëse ke dyshime se është një trajtim joprofesional, atëherë vetëm një kërkim dhe gjen miratimin e dermatologëve. Joshua Zeichner miraton: “Soda ka veti të thithë yndyrën e krijuar rreth akneve, aciditeti që përmban limoni pastron qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës, ndërsa mjalti zbut dhe qetëson veprimin e dy të parave duke shmangur edhe bakteret e tjera në fytyrë.”
Herën tjetër që do të të shpërthejë një puçërr në fytyrë, a do ta provoje recetën e Kendall?