Këngëtarja zbulon të pathëna nga dasma e vajzës së Berishës, a kërceu ish-kryeministri?

Këngëtarja e njohur Fatmira Breçani ka zbuluar sot detaje të pathëna nga dasma e vajzës së ish kryeministrit Sali Berisha, Argitës, ku ajo ka qenë e ftuar të këndonte.

E ftuar në emisionin “E Diell”, Breçani ka zbuluar reagimin e ish-kryeministrit në dasmën e vajzës, kur këndonte Fatmira.

Ajo thotë se Berisha s’ka kërcyer, por muzikën e kënduar prej saj e ka shijuar në maksimum, kjo për faktin se ata janë miq shumë të mirë.

Ti ke martuar shumë cifte, por një ndër ato ka qenë dhe vajza e Berishës para shumë vitesh Argita

Fatmira Breçani: E vërtetë është

Doktori kur dëgjoi këngët e tua në dasmën e vajzës, kërceu?

Fatmira Breçani: Nuk ka kërcyer por e ka shijuar muzikën në maksimum

Është edhe miku yt më i ngushtë apo jo?

Fatmira Breçani: E kemi mik, tropojan e duam shumë dhe kemi respekt e ai kur se shijon këngën time të kujt do shijojë? Si tropojan që jemi

I ke kënduar edhe udhëheqjes para 90-ës, Enver Hoxhës e Berishës pas 90?

Fatmira Breçani: Kur ka qenë Enveri s’ka pas shanse me u bë as mbrëmje as festë as dasmë pa u u këndu e pa u hap me këngën Enver Hoxha e mprehu shpatën

Si është kjo kënga ?

Fatmira Breçani: Tani s’jam duke e këndu, s’ke shanc me më fut me këndu, e kam këndu në atë kohë, të gjithë skemi pas ku shkojmë, por atëherë që e kemi kënduar kemi qenë të privilegjuar.

Por për Berishën kam kënduar me kënaqësi, është dhe një këngë festive me ritmin e valles së Tropojës dhe e kërcejnë të gjithë shqiptarët.

Shiko, ke njerëz të marrosur pas Berishës, ke njerëz të marrosur pas Ramës, problemi është që duan dhe zërin tim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu