Kërcënim i hapur nga Serbia, ushtria serbe vendos artilerinë e rëndë afër Jarinjës

Ushtria serbe sot vendosi disa topa, përkatësisht topa me rreze të gjatë, në zonën e sigurisë tokësore, afër vendkalimit kufitar në Jarinje.

Vendosja e artilerisë së rëndë në kufirin me Kosovën, pason deklaratën e Milan Mojsiloviq, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, duke u nisur urgjentisht në Rashkë mbrëmë.

“Detyrat që i janë dhënë Forcave të Armatosura të Serbisë dhe mua si shef do të zbatohen plotësisht dhe do të realizohen si të tilla. Situata poshtë është e ndërlikuar, komplekse, kërkon praninë e Forcave të Armatosura të Serbisë përgjatë vijës administrative dhe në periudhat e ardhshme Forcat e Armatosura të Serbisë, si prag i paqes dhe stabilitetit, do të drejtohen drejt implementimit. Ne i kemi të gjitha informacionet në detaje. Duhet ta dini se masat e marra dhe detyrat e marra do të përmbushen plotësisht”, tha Mojsiloviq për Pink, transmeton Demokracia.com.

Mediat proqeveritare në Beograd kanë raportuar mbrëmë se në Zubina Potok janë dëgjuar të shtëna armësh, ndërsa disa kanë thënë se ka pasur shkëmbim zjarri mes serbëve vendas dhe Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka pasur incidente mes pjesëtarëve të saj dhe asnjë grupi në veri të Kosovës.

Përfaqësuesit e KFOR-it, në përgjigje kanë bërë të ditur se në Zubin Potok ka pasur të shtëna, por se në atë incident nuk ka të lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu