Kërcënimet e Assad, ndihet edhe më i fortë pas bombardimeve të aleatëve

Presidenti sirian Bashar al-Assad ka thënë se sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, kanë rritur vendosmërinë e tij për të vazhduar “luftimin dhe shkatërrimin” e forcave rebele në vend.

Assad tha se ai nuk do të ndryshojë rrugën e tij për të luftuar armiqtë e tij, siç tha, “në çdo pëllëmbë të kombit”. Kështu raporton Reuters, transmeton InfoShqip.

Më parë, qeveria siriane kishte postuar një video në internet ku Assad u pa duke shkuar në punë, në zyrën e tij në Damask.

Videoja tregon Assadin duke veshur kostum dhe kravatë dhe duke mbajtur një çantë, ndërsa ai ecën në një ndërtesë me dysheme mermeri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu