Grafite me përmbajtje kërcënuese janë shfaqur përsëri në shtëpinë e deputetit nga Ohri nga radhët e LSDM-së, Tomisllav Tuntev.
Ky është rasti i dytë i ngjashëm në periudhën prej dy muajve ku i njëjti deputet është kërcënuar me jetë. “Vdekje për Tunte” dhe “Tunte tradhtari do të vuash” janë pjesë e porosive të cilat e shqetësuan familjen e tij.