Kërcënohet me vdekje shqiptari i Zvicrës pas ndeshjes me Brazilin: Do të mbysim!

Rezultati i ndeshjes së djeshme mes Zvicrës dhe Brazilit, nuk është kapërdirë lehtë nga tifozët e kombëtares braziliane, të cilët kanë reaguar ashpër ndaj mesfushorit me origjinë shqiptare, Valon Behramit.

Tifozët brazilianë kanë nisur sharjet dhe ofendimet në profilin personal në Instagram të mesfushorit, duke mos i kursyer as kërcënimet me jetë për të. Komentuesit i kanë dërguar mesazhe ku thonë se do ta vrasin e do ta mbysin.

Disa prej këtyre komenteve janë:

Nëse do të vish në pushime në Brazil, do të të mbysim.
Ti je në listën e zezë të Brazilit.
Nëse ke pasur punë me Nejmarin, atëherë do kesh punë me tërë Brazilin”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu