Kërcënon ambasadori rus: Shtetet fqinje mos të përzihen në Maqedoni

Ambasadori i Rusisë në Maqedoni, Oleg Nikolaevich Shcherbak, ka vazhduar të shprehë shqetësimin e Rusisë zyrtare për ndërhyrjen e shtetve fqinje në punët e brendshme të Maqedonisë, sidomos pas zgjedhjeve dhë në kuadër të formimit të qeverisë së re.

“Një ndër parimet e të drejtës ndërkombëtare është që shtetet të mos përzihen në politikat e brendshme të shteteve tjera.

Maqedonia tani duhet të ketë një politikë dhe Qeveri stabile dhe për këtë është e pëlqyeshme që shtetet fqinje të mos fusin duart për të ngatërruar ecjen e punëve në Maqedoni”, ka thënë Shcherbak.

Reagimi i tij ka ardhur pas vizitës së eurokomisionerit Johannes Hanh, i cili bisedoi me liderët e partive politike në Maqedoni, ku u shpreh se duhet të krijohet sa më shpejt qeveria e re pasi nuk ka kohë për të humbur. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu