Kërcenon Irani: Sugjerohet sulme raketore ndaj SHBA-ve, nëse imponon sanksione

Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit, Mohammad Ali Jafari, ka sugjeeruar se forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, mund të jenë në rrezik nga sulmet raketore iraniane, nëse imponohen sanksione të reja kundër Iranit.

Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, IRNA, sot ka raportuar se gjenerali Jafari tha se “nëse sanksionet bëhen fuqiplota”, atëherë Shtetet e Bashkuara duhet t’i “lëvizin bazat e veta rajonale në rrezen prej 2 mijë kilometrave” nga Irani dhe ka shtuar se kjo largësi paraqet “rreze të veprimit të raketave iraniane”.

Aktualisht, Shtetet e Bashkuara kanë baza që janë më pak se 500 mila nga kufiri i Iranit në vendet fqinje me Iranin.

Gjenerali Jafari, po ashtu, ka thënë se nëse Shtetet e Bashkuara e cilësojnë Gardën Revolucionare të Iranit si grup terrorist, atëherë kjo gardë do ta konsideronte ushtrinë amerikane si grup terrorist.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu