Kërcënon për shfarosje me “butonin bërthamor”, por Kim Jon Un po vdes nga kjo sëmundje

“Burri i madh i Penianit” i cili kërcënon Amerikën me një buton bërthamor prej një kohë të gjatë po vuan pasojat shëndetësore të peshës së tij në mes të një jete super luksoze.

Pamja e fundit e Kim, ku ai bëri paralajmërimin se do të plaste bombën bërthamore në tryezën e tij është shqyrtuar nga ekspertë të shëndetësisë.

Profesori i Universitetit Shtetëror Chungnam Cho Dong-uk ka pohuar se Kim duket se po vuan nga problemet me veshkat e tij.

Madje sipas tij dështimi i veshkave mund të jetë fatal dhe kërkon trajtim intensiv, pasi shkaktohet nga diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.

Daily Star shkruan se udhëheqësi i Koresë së Veriut konsumon shumë pije alkolike dhe ushqime të shtrenjta që importohen nga vendet e tjera.

Udhëheqësi korano-verior në dakljet e tij të fundit duket i lodhur dhe i mbuluar në djersë, dhe kjo vjen për shkak të disa prej sëmundjeve që ka.

Ai thuhet se përveç problemit me veshkat vuan nga diabeti, sëmundjet e zemrës dhe hipertensioni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu