Kërkohej të anulohej Bregoviçi në Korçë, por sonte në Kosovë ka koncert bendi fashist serb “Riblja Corba”

Ndërsa në Shqipëri vijon ende debati për performancën që pritet të mbajë në Korçë këngëtari, Goran Bregoviç, një tjetër grup “i padëshiruar” serb do performojë sot në Kosovë. Sipas mediave kosovare, grupi serb “Ribilja Cobra” do të mbajë sot koncert në komunën e Leposaviqit.

Ka qenë gazetari Adriatik Kelmendi, që përmes një postimi në “Facebook”, shkruan se ky grup është fashist dhe më çetniku që mund të gjendet. Vokolisti i grupit, Bora Gjorgjeviç ka fotografi me kreun e radikalëve serbë, Vojslav Sheshel.

Postimi i plotë:

“A e dini që sonte në Kosovë mban koncert bendi fashist serb “Riblja Corba? Po, po, bash bendi më çetnik që mund të gjindet!

Këngët e këtij bendi jo vetëm që janë dëgjuar nga serbët që vinin për të bërë masakra, ose që përdoreshin për të kundërshtuar bombardimet e NATO-s (“Avion do të t’i thyej krahët”), por edhe përqeshnin shtetin e Kosovës dhe politikanët kosovarë.

Frontmeni, Bora Gjorgjeviq, e kishte quajtur disa herë Kosovën shtet i trilluar.

“Zgjedhjet që po mbahen atje në thelb e legalizojnë shtetin e Kosovës. Ai shtet nuk ekziston , ai shtet është i trilluar. Nuk përzihem në punët e atjeshme sepse unë nuk jetoj në Kosovë. Qëndrimi i partisë sime është i drejtë nuk duhet të dilet në këto zgjedhje sepse kështu legalizohet shteti i shqiptarëve”, pati thënë Gjorgjeviq më 2013.

I njëjti sonte në Leposaviq të “shtetit të trilluar”, vjen për koncert.

Si bën që pamë aq shumë reagime për Goran Bregoviqin në Korçë të Shqipërisë, e s’po shohim thuajse asnjë për “Riblja Corba” në Leposaviq të Kosovës?

Si u lejua ky koncert nga institucionet e Kosovës, derisa bënim thirrje që institucionet e Shqipërisë ta anulojnë koncertin e Bregoviqit?

Ose, a po e konsiderojmë Leposaviqin pjesë të Kosovës apo jo?!

Një situatë absurdi, por që në fakt është tragji-komike!”– tha Kelmendi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu