Kërkohet arrestimi i Dakos pasi i ndaluan hyrjen për në SHBA: Duhet shoqëruar edhe në burg, sa për ta shpëlare mirë

Ditën e djeshme u raportua lajmi se Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen ish-kryebashkiakut të Durrësit dhe familjes së tij, bashkëshortes Alba dhe dy fëmijëve Xhuljo dhe Kejsi.

Lidhur me këtë gjë ka reaguar edhe aktori i njohur, Rezart Veleshnja.

Me anë të disa postimeve në ‘’Instastoryn’’ e tij, ai ka thënë se Dalo duhet edhe të shkojë në burg.

Ai shkruan:

“Unë them se duhet shoqëruar edhe pak në burg, sa për ta shpëlare mirë!’’

Ndërsa në një postim tjetër aktori ironizon një deklaratë të Vangjush Dakos, i cili tha se i kishte duart të pastra si akullore.

Veleshnja shkruan:

“Bah cne, ai është akullore qumështore. Do ju dënoj zoti për këtë gabim. Gjushi është sherbet. Fml SHBA!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu