Kërkohet suspendimi i një polici që mori pjesë në arrestimin e veteranit të UÇK-së

Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK) ka rekomanduar sot suspendimin e të pjesëtarëve të saj, për shkelje gjatë detyrës.

E njëri prej tyre ka të bëjë me arrestimin e anëtarin e Kryesisë së OVL të UÇK-së, Faik Fazliu, Sipas IPK-së, pjesëtari i policisë i ka shkaktuar lëndime të lehtë trupore të arrestuarit.

IPK-ja nuk ka dhënë detaje, por bëhet fjalë për të njëjtin lokal, të njëjtën rrugë dhe të njëjtën ditë kur kishte ndodhur arrestimi i Fazliut.

“Rasti i dytë i referohet një reagimi policor në Prizren dhe pamjeve të publikuara në media gjatë inspektimit për zbatimin e masave anti-COVID në një lokal në Prizren në rrugën ‘Tranziti i ri’ në mbrëmjen e datës 06.06.2021. IPK-ja në këtë rast ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor dhe është duke hetuar të njëjtin me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Fazliu, sipas njoftimit të Policisë, u arrestua në Prizren për fyerje të policëve, të cilët kishin mbërritur në lokal meqë aty nuk po respektohej orari i punës në kohë pandemie.

Dy rastet tjera të rekomanduara nga IPK-ja për suspendim kanë të bëjnë me Prishtinën, ku dje mediat publikuan pamjet se si një zyrtar policor në tentativë për të arrestuar një person në Prishtinë, ai detyrohet ta nxjerrë armën, duke bërtitur me fjalët “përtoke”.

Në këtë rast IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë me dyshimet se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu