Këshilli i ASH-së propozon dy ministra të rinj

Këshilli drejtues i Aleancës për Shqiptarët i cili një ditë më parë propozoi shkarkimin e ministrave Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, sot njofton se propozon që Ministër i Shëndetësisë të jetë Ilir Demiri kurse ministër i Administratës Naim Bajrami.

Vendimi i tyre vjen edhe pas prononcimit të ministrave Aliu dhe Mexhiti se propozimi për shkarkim është jolegjitim sepse nuk është në përputhje me statutin e partisë.

“E para, s’mund të jetë legjitime sepse sipas statutit tonë nuk mund të sillet ashtu vendim për emërimin ose shkarkimin e ministrave”, tha Azir Aliu, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administrtës.

Për momentin nuk ka konfirmim nëse kryeministri do të propozoje shkarkimin e ministrave Aliu dhe Mexhiti. Kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, nga ana tjetër tha se anëtarët e qeverisë mund të ndryshohet me kërkesë të partisë që merr pjesë në qeveri.

Sipas ministrave Aliu dhe Mexhiti, propozimet për shkarkimin e tyre dhe shkarkimet e kuadrove të tjera të ASH-së që janë në mbështetje të politikave të Arben Taravarit, janë hakmarrje politike e BDI-së dhe BDI-së brenda në ASH.

“Artan Grubi është ai që vendos. Artan Grubi vendosi, për fat të keq, bashkë me kolegë nga partia jonë politike që të shkarkohen dhe me shumë gjasë do të vazhdojnë të shkarkojnë aq sa munden”, u shpreh Azir Aliu, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administatës.

Ministrat një ditë më parë nuk u lejuan as të mbajnë konferencë për media Brenda hapësirave të qeverisë, edhe pse konferenca ishte paralajmëruar më herët./Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu