Këshilli i Sigurimit i OKB –së ka aprovuar rezolutën për krijimin e një zonë “të sigurt kalimi” për njerëzit që duan të largohen nga Afganistani nga aeroporti i Kabulit pas tërheqjes së SHBA-ve nga vendi.
Këshilli po mbështetet tek talebanët për të siguruar një kalim të sigurt për afganët dhe shtetasit e huaj që kërkojnë të largohen nga vendi.
Ndarja e votave: 13 vota pro, 2 abstenime, përfshirë Kinën, asnjë nuk kundërshtoi.
Pas miratimit të rezolutës së OKB-së, Drejtori i OKB-së në “Human Rights Ëatch” Louis Charbonneau lëshoi një deklaratë me anë të të cilës i kërkojnë talebanëve të respektojnë të drejtat e njeriut. Po ashtu, ai u bëri thirrje vendeve të tjera “të bëjnë pjesën e tyre duke përpunuar me shpejtësi kërkesat për azil dhe duke lëshuar viza për afganët në rrezik.”









