Këshilltarët e Putinit vijnë në Shkup, ja misioni?

Këshilltari i parë i presidentit rus Vlladimir Putin nesër pritet të mbërrijë në Shkup, mëson INA. Bëhet fjalë për Aleksandar Dugin, këshilltari i parë i Putinit, që është ftuar nga partia e re proruse Maqedonia e Bashkuar e udhëhequr nga Janko Bacev.

Në shoqëri të Duginit do të jetë edhe Leonid Savin, zëvendësi i këshilltarit të parë të Putinit.

Ata do të jenë pjesë e një paneli debati që do të zhvillohet të shtunën më 3 mars në hotel “Kontinental”, që do të fillojë në mesditë dhe që është e hapur për mediat dhe qytetarët. Agjenda e këshilltarëve të Putin do të jetë edhe me takime me liderët e partive tjera politike maqedonase. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu