Këshiltari Henz shpjegon amanetin e Fevzos, nëse e kap koronavirusi

Pas deklaratës së Fevzos se kishte tentuar të infektohej me koronavirus, po kishte dështuar, këshilltari Henz shpjegon në një letër për Jarin, se si Fevzo i kishte dërguar amanetin me email:

“I dashur Jari!

Ajo që Fevzo tha dje, është e vërtetë. Një ditë ai mendoi se arriti të infektohej dhe më ka çuar këtë email në formën e një amaneti, nëse i ndodhte gjë:

‘I dashur Henz!

Këtë email po ua dërgoj disa njerëzve special, që ta kenë si dëshmi nëse mua më ndodh gjë.

Të lutem çoja dhe kancelares Merkel.

Kam kaq ditë që po përpiqem të infektohem. Kam dalë në sheshin “Skënderbej”, kam prekur njerëz si padashje, i kam dhënë dorën Skënder Bratajt, kam pas në lidhje direkte mjekun Kraja, e plot përpjekje të tjera.

Sot më duket se jam zgjuar me dhimbje koke dhe gjymtyrësh dhe kafja nuk më dukej me shije.

Ndaj mendoj se jam infektuar.

Tani shpresoj të bëj një eksperiment social pasi të shpall lajmin dhe të shikoj popullaritetin tim.

E di që bota do përlotet dhe do bëj xhelozë shumë politikanë dhe gazetarë, por unë do ti mund dhe me vdekjen time.

Të lë amanet që në panairin e ardhshëm, shitjet që do shumëfishohen nga librii i fundit, të shkojnë për blerje maskash dhe t’i menaxhojë Tit Vasili.

Donacionet që do mblidhen në ceremoninë time përkujtimore të blihen respiratorë dhe tenderin ta fitojë Tit Vargu, se ai i ka cilësore.

Në ceremoninë mortore, përshëndetjet nga presidentët e vendeve europiane t’i lexojë Alketa Vejsiu, se ato do jenë shumë dhe ajo lexon shpejt, ndërsa atë të presidentit Trump ta lexojë Reiz Çiço.

Të ndërtohet një spital i ri i kirurgjisë estetike me emrin tim, bazuar në të adhurat që do kem në vite nga shitja e librave.

Aty të rregullohen falas gjithë gazetarët televizivë dhe të porosisë dhe syzet zonja Eni.

Nga pala shqipare nuk dua fjalim në ceremoni, se nuk janë në nivelin tim.

Mbi varr të shkruhet ky epitaf: Mposhti diktaturën, dominoi tranzicionin dhe nuk kishte më çfarë të bënte, ndaj u vetinfektua me COVID19, për të ndërgjegjësuar botën.”-shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu