“Kështu është kur e fiton Big-un me hile”/ Egla tregon çfarë i tha Juli pasi ajo pësoi incidentin që e çoi në spital

Mbrëmjen e 4 qershorit, emisioni “Fiks Fare” në Top Channel u hap ndryshe nga zakonisht. Devis Mukës dhe Dorian Ramaliut iu bashkua fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Egla Ceno.

Aktorja e njohur tregoi mes notave të humorit se si po e përjeton fitoren, marrëdhënien me banorët e tjerë jashtë shtëpisë dhe projektet për të ardhmen.

Por jo vetëm kaq, pasi Egla duke qeshur tregoi momentin kur është rrëzuar në studion e “Big Brother VIP” gjatë kohës që po bëhej post BBV. Ajo zbuloi se çfarë i kishte thënë Julian Deda në momentin që ishte shtrirë në tokë.

“Kështu është kur e fiton Big-un me hile”, ishin fjalët që Juli i kishte thënë Eglës, e cila shton se Deda në fakt ishte i shqetësuar kur ajo pësoi incidentin.

Pjesë nga biseda:

Devis: Juli e ka telefonin hapur, kështu tha

Egla: Po. Ti bëj një thirrje direkte, Lul

Devis: Si Lul? Juli, jo Luli

Egla: Në konfidencë unë me Julin thirremi ‘Luli dhe Tila’

Devis: Aaa

Egla: O Lulo, jena shqiptarë vllai, bota është botë, merret i sëmuri në telefon, i thua si e ke kërbishten mi goce, a u bëre mirë mi goce, a do bëhesh mirë mi goce? Jo telefonin e kam hapur. Theu kërbishtin. Edhe do t’ju them një gjë çuna, unë rashë te studio e BBV dhe sipër kisha fytyrën e Julit, i shqetësuar. Se tha ‘mos e kapni’, ishte i shqetësuar. Dhe kur më vjen një batutë duke më parë nga lart ‘kështu është kur e merr bigun me hile’. E pashë dhe i thashë ;ik mu hiç qafe’. Juli flasim


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu