Kështu përshkruhet Jezu Krishti në Islam

Jezu Krishti është një figurë kryesore në Testamentin e Ri në Bibël, por ai vlerësohet edhe në Islam dhe ka një rëndësi të madhe në librin e shenjtë të Muslimaneve “Kuran”.

Në një video të lëshuar nga “Business Insider” tregohet qartë përshkrimi i Jezu Krishtit apo Isa a.s në Islam.

Në video thuhet:

“Myslimanët besojnë se Jezusi ishte një profet i Zotit. Njëjtë si Muhamedi, kur përmendet emri i Jezusit duhet të pasohet thënia “Paqja qoftë mbi të”. Dhe ngjashëm me Muhamedin, Islami dënon përshkrimin e Jezusit.

Myslimanët gjithashtu besojnë se Jezusi do të kthehet në Tokë para Ditës së Gjykimit për ta rikthyer paqen dhe për ta mposhtur ‘Al-Masih Ad-Dajjal, apo Antikrishtin.

Njëjtë si të krishterët, myslimanët gjithashtu besojnë se Jezusi lindi nga Maria e virgjër. E njohur si Mejrem në Kuran, në librin e shenjtë të myslimanëve ekziston një kapitull i tërë dedikuar asaj.

Megjithatë, Islami mohon se Jezusi është mishërim i Zotit. Gjithashtu, në Islam besohet se ai nuk ishte kryqëzuar, por ishte ngritur në qiell i gjallë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu