Janë marramendëse shifrat e parave që fitojnë të famshmit nga postimet e tyre në rrjetet sociale dhe më konkretisht, për një postim në Instagram.
Vitet e fundit, puna e influencuesit sjell tepër para, të cilat në disa raste i tejkalojnë kufijtë e imagjinatës.
Emisioni “Happ Day” është marrë me këtë çështje, e cila intriguese, pasi bëhet fjalë për shumat e egra që marrin influencuesit nga një postim në Instagram.
Në krye të listës është Cristiano Ronaldo, me portugezin i cili merr një shumëtë frikshme, por që normalisht tatohet.
Lista e personave që marrin më shumë para për një postim në Instagram:
Cristiano Ronaldo – 3 milionë dollarë
Lionel Messi – 2.5 milionë dollarë
Selena Gomez – 2.5 milionë dollarë
Kylie Jenner – 2.3 milionë dollarë
Dwayne Johnson – 2.3 milionë dollarë
Ariana Grande -2.2 milionë dollarë
Kim Kardashian – 2.1 milionë dollarë
Beyonce – 1.8 milionë dollarë
Khloe Kardashian -1.8 milionë dollarë