Këta janë sportistët që kanë fituar më se shumti në këtë dekadë

Floyd Mayweather konfirmohet si sportisti më i pasur i dekadës së fundit. Revista prestigjioze amerikane “Forbes” publikoi listën e sportistëve që kanë siguruar më shumë të ardhura nga viti 2010.

Boksieri amerikan ka derdhur në llogaritë e tij bankare plot 915 milionë dollarë. Pas Mayweather, për pasuritë e tyre renditen 2 “yjet” e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo dhe Lionel messi.

Ronaldo është i dyti me 800 milionë dollarë, me portugezin që më shumë fiton jashtë fushe se brenda saj, falë kontratave me Nike e rrjetet sociale, duke qenë se është sportisti me më shumë ndjekës në Instagram dhe Facebook. Ndërsa Argjentinasi në këtë dekadë ka mundur të fitojë 750 milionë Dollarë.

Ndryshe nga Ronaldo, Messi përfiton më shumë nga paraqitjet e tij në fushën e lojës, duke qenë se askush nuk paguhet më shumë se ai nga klubi ku aktivizohet. Klasifikimi i Forbes vijon me yllin e Los Angeles Lakers në NBA, LeBron James me 680 milionë Euro të fituara në 10 vitet e fundit.

Edhe James më shumë fiton nga kontratat me kompanitë e veshjeve sportive sesa nga paga, ndërkohë që pas tij qëndron një tjetër legjendë e sportit botëror, Roger Federer që ka lënë pas golfistët Tiger Woods dhe Phil Mickleson.

Klasifikimin e 10 sportistëve më të pasur të dekadës së fundit e plotëson 6 herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton me 400 milionë dollarë duke u bërë i vetmi pilot dhe i vetmi britanik që përfshihet në këtë dhjetëshe të veçantë. Vlen të theksohet se Serena Williams është e vetmja sportiste femër që përfshihet mes 40 sportistëve që kanë fituar më shumë në këtë dekadë me 215 milionë dollarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu