Një zyrtar gjerman ka thënë se qeveria pret që këtë vit të arrijnë rreth 250 deri në 300 mijë refugjatë.
Frank-Jurergen Weise, shef i Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjat, i ka bërë këto komente në një intervistë për Bild am Sonntag, transmeton REL.
Termi “refugjat” në Gjermani përdoret për t’iu referuar edhe refugjatëve që pranohen por edhe migrantëve që kërkojnë statusin e refugjatit.
Weise gjithashtu ka thënë se Gjermania ka pranuar më pak migratë – shumica kanë ardhur nga Siria, Iraku dhe Afganistani- vitin e kaluar se sa vitet paraprake dhe mendohet se disa janë regjistruar gabimisht nga dy herë dhe të tjerët ishin larguar nga Gjermania.
Ai ka thënë se më pak se 1 milion refugjatë kanë ardhur në Gjermani vitin e kaluar..
Weise ka thënë se 70 për qind e migrantëve që kanë ardhur ishin të aftë për punë por shumica prej tyre kishin zgjedhur që të merrnin ndihma sociale nga shteti, deri sa të gjenin një vend pune.
Ai shtoi se integrimi i plotë i një numri të madh të refugjatëve do të marrë kohë.