Këtë vit namazi i Bajramit në Shqipëri falet vetëm në xhami

Besimtarët muslimanë në Shqipëri nëpër xhamitë e vendit kanë falur namazin e Kurban Bajramit, sipas një protokolli të masave për shkak të pandemisë COVID-19.

Ceremonia qendrore e namazit të Kurban Bajramit në Shqipëri është mbajtur në Xhaminë e Kokonozit në Tiranë me pjesëmarrjen e besimtarëve dhe klerikëve, njofton Agjencia Anadollu.

Namazi i Bajramit vitet e kaluara në Shqipëri është falur edhe në sheshet e qyteteve të vendit, por këtë vit për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit, besimtarët kanë falur namazin vetëm në xhami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu