Këto janë gjërat më të rëndësishme sipas Ziadin Selës që duhet të ndryshojnë në Maqedoni (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një intervistë ka folur rreth jetës së tij personale dhe asaj politike në vend.

I pyetur për modelin e politikanit si nuk do të donte të ishte, Sela përmendi tre kategori të tyre.

Së pari ai tha se nuk dëshiron të veprojë si politikanët e bllokut politik maqedonas.

“Në grupin e dytë do t’i kisha përfshirë politikanët shqiptarë me pak përjashtime, nga viti 90 e deri tani, që arritën të na trajtojnë si pakicë. Ndërsa në grupin e tretë do të kisha futur politikanët e pakicave tjera në Maqedoni”, tha mes tjerash Sela.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë me kryetarin e ASH-së:

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu