KFOR’i ka publikuar fotografi duke patrulluar në veri së bashku me Policinë e Kosovës. Kështu ka njoftuar ky mision përmes një postimi në Facebook.
“Komanda Rajonale në Lindje e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO ka shtuar patrullimet e tyre, së bashku me Policinë e Kosovës në veri të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, nesër është një vjetori i sulmit nw Banjskë. Që prej atëherë KFOR ka shumëfishuar stërvitjet si dhe patrullimet në kufirin me Serbinë. Ndërkohë që ka pasur edhe shtim të trupave.
Sot, ndërkaq, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, komandanti i misionit të KFOR-it ka pritur sot në Shtabin e KFOR-it në kampin Film City, ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 28 vendet aleate dhe partnere që kontribuojnë me trupa në KFOR.
“Diskutimi u fokusua në një sërë temash, duke përfshirë situatën e sigurisë, aktivitetet aktuale të KFOR-it dhe bashkëpunimin e KFOR-it me komunitetin më të gjerë ndërkombëtar”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga KFOR-i. /Gazeta Express