Khabib Nurmagomedov reagon pas humbjes së McGregor

Reagimi i Khabib Nurmagomedov ka qenë i shpejtë pas humbjes së Conor McGregor kundër rivalit Dustin Poirier, në kuadër të xhiros së UFC 257. 371 ditë nga përballja e tij e fundit, McGregor u nokautua për herë të parë në karrierën e tij në MMA, dhe pësoi disfatën e tij të tretë në oktogon nga duart e Poirier.

I njohur me nofkën “Diamanti”, Poirier e nokautoi kampionin e kësaj kategorie në raundin e dytë, pas një performance të shkëlqyer në “Etihad Arena” në Dubai. Interesante ishte reagimi i menjëhershëm i kampionit të peshave të lehta Khabib Nurmagomedov, i cili e kishte mposhtur McGregorin në vitin 2018, në kuadër të xhiros së UFC 229, ku përmes rrjetit të tij social “Twitter” e përqeshi McGregorin.

Kjo gjë ndodh kur e ndërron ekipin, i lë shokët që je përgatitur me ta, të cilët të kanë ndihmuar të bëhesh kampion, dhe tani duke ushtruar me fëmijë, larg nga realiteti të cilin e njohim”, tha Khabib në “Twitter”.

Po ashtu Khabib menjëherë pas humbjes së McGregor, i kishte thënë Dana White, i cili është kreu i UFC-së, që ai është shumë nivele më lartë se të tjerët. “Jam shumë nivele mbi luftëtarët e tjerë të këtij oktogoni”, tha Khabib për White.

Pas humbjes, McGregor u prononcua për media duke treguar që do të kthehet për ndeshjen e dytë. “Duhet ta harrojë dhe të mësoj nga kjo humbje, do të rikthehem më i fuqishëm. Shpresoj të kemi një përballje rikthimi”, tha McGregor.

Spekulimet vazhdojnë ende rreth një ndeshje rikthimi mes Khabib dhe McGregor, por si duket kampioni i peshave të lehta nuk e ka ndërmend njëherë të rikthehet nga pensionimi, ku këtë e konfirmoi edhe kreu i UFC-së Dana White.

Ai më tha mua, Dana, bëhu i sinqertë me vetën tënde. Jam shumë më lartë se të tjerët. Nuk e besoj se do të kemi një rikthim të Khabib në oktogon, por asgjë nuk është definitive”, tha White për media.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu