Khabib Nurmagomedov zbulon planin e tij për ta bërë MMA-në një sport olimpik

Khabib Nurmagomedov mund të ketë njoftuar pensionimin e tij nga MMA apo më saktë nga UFC në muajin tetor, por ai planifikon të mbetet i përfshirë në botën e sportit luftarak dhe ka një plan që ta bëjë MMA një sport olimpik. Luftëtari nga Dagestani zbuloi këtë javë planin e tij për të bërë MMA-n të njohur me kohë për Lojërat Olimpike të vitit 2028 në Los Anxhelos, duke folur në një konferencë shtypi në Uzbekistan.

Përfshirja e MMA në Lojërat Olimpike është një nga detyrat e mia kryesore për dy vitet e ardhshme”, ka thënë fillimisht Khabib. “Ne tashmë jemi duke punuar në këtë drejtim. Unë do të kem takime, duke përfshirë me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar”. “Nëse jo në Paris në vitin 2024, atëherë në Los Angeles kemi një shans të madh për të promovuar MMA”.

Nurmagomedov e di që do të jetë e vështirë për të bindur organizatorët, por ndihet optimist rreth kësaj çështje. “Ata nuk duan që të ketë shumë gjak”. “Por, për sa i përket njohjes, sponsorizimit dhe interesit për televizionin, unë mendoj se nëse MMA hyn në programin Olimpik atëherë ajo do të jetë në të njëjtin nivel me futbollin dhe atletikën për nga interesimi”, përfundoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu