Khabib takohet me Putin, presidenti rus kërkesë të veçantë për babain e yllit të UFC

Kampioni i peshave të lehta në kategorinë UFC, Khabib Nurmagomedov është pritur në një takim zyrtar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Në takimin e zhvilluar në qytetin Ullanovsk, Putin mësohet se e ka përgëzuar kampionin e ri të UFC, ndërsa i ka kërkuar babait dhe njëkohësisht trajnerit të tij, Abdulmanap të mos e dënojë rëndë 28 vjeçarin, për skenat që pasuan pas duelit, kur Nurmagomedov tentoi të përballet me anëtarët e ekipit të McGregor.

Unë do t’i kërkoj babait që të mos ju dënojë shumë rreptësisht, sepse keni arritur detyrën kryesore, denjësisht dhe bindshëm“, tha Putini për paraqitjen e raundit të katërt të luftëtarit nga Dagestani ndaj McGregor.

Pas fitores së titullit, Nurmagomedov u prit në vendlindjen e tij, Dagestan si “hero”, duke takuar mijëra adhurues tifozë në “Anzhi Arena” në kryeqytetin rajonal, Makhachkala.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu