Khabib tallet me McGregor para UFC 257

McGregor dhe Portier do të ndeshen në kuadër të UFC 257 me 21 janar 2021, kjo ngjarje do të kthejë irlandezin në skenën e MMA pasi ai shpalli pensionimin nga sporti dy herë më parë, pas humbjes nga Khabib Nurmagomedov. Khabib tha se ai priste që McGregor të ishte më i fortë mentalisht, rusi u tall me kundërshtarin të cilin e cilësoi të dobët dhe frikacak.

Ai kujtoi momentet kur ishin në ring, ku tregoi se çfarë folën dhe sjelljet e McGregor që e zhgënjyen atë, sepse priste më shumë nga ai. “Ofendimet e Conor? Po, ai kishte folur për një kohë (gjatë luftës), por kur unë fillova ta vija nën presion, ai menjëherë kaloi në modesti dhe thoshte : ‘kjo është thjesht biznes‘”, tha ai.

Unë madje isha pak sa i zhgënjyer. Unë prisja që ai të ishte më i fortë mentalisht”, tha 32 vjeçari. “Kur unë isha duke e goditur, duke biseduar me të, dhe ai u përgjigj se ishte ‘thjesht biznes’, dukej sikur po përpiqej të më qetësonte për të shmangur një rrahje të mirë, ashtu si një djalë që përpiqet të justifikojë veten në para babait të tij të zemëruar”, tha Nurmagomedov. “Psikologjia është një mjet i rëndësishëm në ndeshje”, përfundoi Khabib Nurmagomedov.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu