Khabibi me deklaratë të papritur për duelin me McGregorin

Khabib Numagomedov ka thënë se shanset për t’u ripërballur me Conor McGregorin në vitin 2020 janë shumë të vogla. Boksieri rus nuk e dëshiron përballjen me irlandezin që e mposhti në tetor të vitit të kaluar, shkaku i komenteve fyeses nga ana e tij dhe e stafit.Khabib ka thënë se befasohet nga deklarata e presidentit të UFC-së, Dana White, se nëse ai fiton ndaj Tony Fergusonit dhe McGregor e mposht Donald Cerronen, do të ketë rimeç.

Khabib ka thënë se befasohet nga deklarata e presidentit të UFC-së, Dana White, se nëse ai fiton ndaj Tony Fergusonit dhe McGregor e mposht Donald Cerronen do të ketë ndeshje.

“Mendoj se Cerrone ka humbur shtatë apo tetë ndeshje nga dhjetë të zhvilluara, ndërsa ky tjetri (McGregor) ka katër vite që nuk ka fituar”, ka thënë rusi.“Është si një ligë e vogël – nuk ka rëndësi kush fiton atje. Unë jam i befasuar nga Dana White që thotë së Conor do të mposhtë Cerronen dhe unë do fitoj ndaj Tony Fergusonit, do të ketë rimeç. Unë vendosi se me kë do të luftoj”.“Fillimisht, për të luftuar ai (Conor) me mua, duhet të bije në peshën e 70 kilogramëve dhe t’i fitojë dhjetë ndeshje radhazi, këtë e kam thënë edhe më parë”, ka shtuar më tej Khabib.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu