Kiara bëhet për spital, Luizi e bllokon, ndërhyn Olta

Vëllai i Madh i ka vendosur sot banorët e “Big Brother VIP” në një provë, teksa vajzave u është kërkuar që të injorojnë djemtë e shtëpisë.

Megjithatë kjo ka sjellë një situatë të vështirë mes Kiarës dhe Luizit. Duket se këngëtari nuk e ka duruar dot injorimi ne moderatores, dhe i ka bërë presion që ajo ta prishë lojën. Shiko videon më poshtë.

Ai e ka kapur teksa ajo po qëndronte mes dy lavamanëve dhe nuk e ka lënë të dalë që aty. Kiara i ka thënë shpesh herë se po i merrej fryma dhe nuk ndihej mirë, por Luizi këmbëngulte se nuk kishte për ta lënë të dilte deri sa ajo ti fliste.

Kiara ia ka nisur te qares, ndërsa pasi ka prishur lojën, i ka thënë Luizit “Si nuk të vjen zor” dhe më pas është larguar.

Në një bisedë vetëm për vetëm mbreme me njëri-tjetrin, Luizi i ka shprehur Kiarës se ka disa gjëra që lidhen me karakterin e saj të cilat nuk i pëlqejnë.

“Ka dy-tre gjëra që unë nuk i pranoj tek ti, që i ke . Që nuk i duroj. Nuk i duroj se më krijojnë problem mua në atë që dua të krijoj me ty. Janë gjëra qesharake, por që ti i bën shpesh pa vetëdije. Nuk është se është ves, se ti i bën pa vetëdije,”-u shpreh Luizi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu