Kica-Xhelili drejtuar Kurtit: Shtëpinë ku e ke? Më të rëndësishmen, familjen, gruan e vajzën, ku? Ku i arsimon?

Deputetja nga radhët e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili kritikoi kryeministrin e vendit Albin Kurti në lidhje më përgjigjen e tij, kur u pyet se cili është opinioni i tij që mbështetësi i tij u zgjodh drejtor në Radio Televizionin Publik.

Sipas saj rehatimi i mbështetësve amnistohet vetëm se nuk e kanë mbiemrin Kurti.

Postimi i plotë:

Kryeministri Kurti u pyet nëse ka opinion që mbështetësi i tij u zgjodh drejtor në RTK.

Ai u përgjigj që mbase është i vetmi kryeministër që nuk ka asnjë me mbiemër të njëjtë të punësuar në ndonjë ministri.

Seriozisht? A mund ta imagjinoni? A mund ta analizoni si përgjigje? Domethënë, sipas tij, rehatimi i mbështetësve, bashkëpartiakëve, donatorëve të VV, madje edhe përfshirja e tyre në afera potenciale milionëshe në sektorin energjetik dhe jo vetëm, AMNISTOHET, sepse nuk e paskan mbiemrin Kurti.

Kjo të detyron të dalësh nga vetja, e ta pyesësh:

E në Mal të Zi, kryeministër, a ke? Apo Norvegji?

Shtëpinë ku e ke? Më të rëndësishmen, familjen, gruan e vajzën, ku? Ku i arsimon? Ku i shëron? A ballafaqohet vajza jote në shkollë me bullizimin që fëmijët e politikanëve në Kosovë i kanë duruar deri në vaj depresiv për shkak të diskursit tënd kur ti i shpallje tradhëtarë? Varret e gjyshërve e babgjyshërve, dhimbjen e familjarëve të vrarë me mbiemrin tënd, a e ke?

Mos, kryeministër! Je mjaftueshëm inteligjent për të kuptuar që po ofendon përtej asaj që e duron kjo shoqëri, që nënkupton se po e bën qëllimshëm. Po abuzon qëllimshëm. Kjo është brutalisht e pafalshme.“- shkruan ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu