Në prag të afatit të bisedimeve mes SHBA dhe Koresë Veriore, udhëheqësi korean ka bërë thirrje që të merren masa pasi situata është serioze.
Ai u ka bërë thirrje udhëheqësve të Partisë në pushtet, që të ndërmarrin masa për sigurinë kombëtare. Në të njëjtën kohë, Kim iu referua ”situatës serioze” në të cilën ndodhet industria e vendit, siç raportuan mediat shtetërore.
Kim foli të dielën në ditën e dytë të një seance plenare të komitetit qendror të partisë. ”Është e nevojshme të merren masa pozitive e të ashpra për të siguruar sovranitetin dhe vendin, siç kërkon situata aktuale”, tha Kim, i cili është gjithashtu kreu i partisë.
Vëzhguesit shpresojnë se takimi mes Koresë dhe SHBA’së do paraqiste kërcënime në mosmarrëveshjen në lidhje me programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut, nëse SHBA’të nuk heqin sanksionet nga Koreja. Negociatat nuk kanë përparuar që nga takimi i dështuar i Kim, me presidentin amerikan Donald Trump në Vietnam në shkurt.
Në mbledhjen e partisë, Kim tha se kishte ardhur koha për një ”kthesë vendimtare” në zhvillimin ekonomik.
Ekonomia e Koresë së Veriut ka ngecje paksa, jo vetëm për shkak të sanksioneve ndërkombëtare. Komiteti qendror shpalli një ndryshim të kursit politik vitin e kaluar, me të cilin vendi duhet të përqendrohet më shumë në ekonomi në të ardhmen.










